Oshuka's Blog
Just another WordPress.com weblog

Etika e Veshjes, thyerje e tabusë apo degjenerim?

Dëshira e të rinjve shqiptarë për t`iu përngjarë deri në detaje bashkëmoshatarëve të tyre europianë, ka marrë përmasa të mëdha. Emancipimi I rinisë shëiptare po vihet re gjithnjë e më tepër në sjelljet e tyre, botëkuptimin dhe sidomos në mënyrën e te veshurit. Kjo tendencë nxitet nga dëshira e brezave të sotëm për të qënë sa më shumë modernë, trendy dhe ekstravagantë. Në këtë mënyrë ata synojnë se kështu po bëhën gjithnjë e më të padallueshëm nga të rinjtë europianë. Megjithëse pjesa më e madhe e tyre janë të bindur se se ky stil veshjeje I unifikon me vendet perëndimore, ky perceptim është I gabuar, jashtë realitetit dhe nuk bën gjë tjetër veçse na bën të dukemi jo seriozë në sytë e Europës dhe të tjetërsojmë dashur padashur elementet e kulturës së zhvilluar perëndimore në kulturën shqiptare.

Shqipëria po aspiron gjithnjë e më tepër që të përfshihet në familjen e madhe të Bashkimit Europian si në aspektin politik, ekonomik, ashtu edhe në atë social e kulturor. Clirimi nga nje diktature komuniste 50 vjeçare dhe përqafimi I sistemit perëndimor politik dhe ekonomik si model I persosur, I cili I rezistoi rreziqeve dhe rrenoi ish-blokun komunist, po zhvillon tek shqiptaret ndjenjen e europianizimit te shoqerise si pjesë e Europes dhe integrimin net e gjitha strukturat e saj. Cdo ditë ne median vizive politikanë, zyrtare të administrates, përfaqesues diplomatikë, analistë e gazetarë politikë ne edicionet informative apo emisione të ndryshme politike, informojnë opinionin public mbi integrimin e Shqipërisë ne BE, debatojnë mbi arritjet dhe mangesitë e vendit tonë ne kete proçes, rëndësia e të cilit është rritur ndjeshëm dhe është shnderruar ne prioritetin kryesor te qeverrisë që pas anëtaresimit të vendit tonë në NATO në prill te 2009.

Është e natyrshme qe I gjithë ky “bum” informimi mediatik, rritja e investimeve tehuaja ne Shqiperi pas viteve 90′, intensifikimi I marrëdhenieve tregetare dhe ekonomike me vendet europiane perëndimore si dhe fryma e mentalitetit modern qe sjellin emigrantët dhe studentët shqiptarët nga vendet ku jetojnë dhe studiojnë, të ndikojë ne mentalitetin e prapambetur shqiptar dhe të ndërgjegjesoje keta te fundit se për të qënë pjesë e BE-së, duhet të sillesh si europian dhe të përqafosh vlerat e tyre. Nga ana tjetër shqiptarët  dhe sidomos të rinjtë mundohen gjithnjë e më tepër që të imitojnë europianët ne vlerat e tyre kulturore, në sjellje, veshje moderrne, në mënyrën e organizimit të festive, vendosjen e emrave të huaj tek femijët, bisneset e deri në literarurën e studimit në universitete dhe kritereve të kërkuara për pranimin në punë ku anglishtja përbën një kusht të padiskutueshëm. Të gjitha këto tendenca dëshmojnë për shpirtin europian të shqiptarëve, dëshires dhe ëndrrës së parealizuar për t’iu bashkuar kombeve europiane.

Këto veprime përbëjnë një plus dhe përmiresojnë imazhin tonë në sytë e europës që Shqipëria të marë vendin që I takon por shpesh keto perceptime, mentalitete moderne kulturore keqinterpretohen, manipulohen duke I shndërruar elementet e kulturës së huaj, ne elemente të ekzagjeruara, madje duke shkelur kodin etik dhe thyer vlerat tona “të arta” tradicionale. Pas rënies së sistemit komunist dhe ideologjisë dhunuese të të drejtave dhe lirive të individit, emancipimi I shoqërisë shqiptare është duke ndjekur modelin perëndimor, por në një mënyrë të “mbrapshtë” moderne. Ditët e nxehta të verës janë shndërruar në një mënyrë të mirë për të rinjtë e sotëm që të dalin “zhveshur” në rrugët e kryeqytetit dhe jo vetëm. Ngado që të heshësh shikimin një detaj I tillë të tërheq vëmendjen. Duke kërkuar që të jënë sa më shumë modernë dhe të kohës, sot të gjitha  moshat e reja bëjnë të pamundurën për t`u zhveshur në jetën e përditshme dhe kjo tendencë sa vjen dhe forcohet më shumë në çdo grupmoshë. Stil, tendencë, ekstravagancë në maksimum, veshje shumë provokuese është moda e fundit që pëlqehet nga pjesa më e madhe e femrave shqiptare. Veshjet më të preferuara variojnë nga dekoltetë e hapura me prerje të ekzagjeruara në pjesën e gjoksit apo ekspozimin e më shumë se gjysmën e shpinës, deri tek kanotieret merripa, zhaponetë, bluzat e xhinset e grisura, minifundet e shkurtra, të shoqëruara me modele të çrregullta të flokëve me ngjyra të habitshme si dhe nga një makiazh I tepruar. Ekstravagancë pa limit, sensualitet, pantallona të shkurtra, veshje të ngushta, taka të larta, të gjitha këto janë fjala e fundit si një formë shumë e mirë për të nxjerrë në pah feminilitetin e tyre gjatë verës, por duke mos u kursyer në fakt edhe në ditët e ftohta të dimrit. Mjafton që të zotërosh veshjet e kohës së fundit, apo të jesh shikuese e rregullt e programeve të ” Fashion Tv” për të qënë modern, I kohës, duke injoruar problemet e shumta ekonomike me të cilat haste çdo ditë familja e tyre e madje pjesadërrmuese e shoqërisë shqiptare. Ngado të heshësh sytë gjithçka të krijon përshtypjen e pasarelave të modës. Ajo çka I bën  vajzat shqiptare të ngjajnë të tilla është stili I veshjes në një mënyrë mjaft të eksagjeruar, një stil I cili është I lejueshëm vetëm në paradat e modës, spektaklet televizive, telenovelat dhe filmat hollivudianë, por në kryeqytetet botërore përdoret vetëm në ambjente të caktuara. Nuk ka aspak rëndësi mosha, qëllimi I vetëm I tyre është që linjat e trupit të dalin sa më shumë në pah. Ecja provokuese e femrave mbi taka të larta, këpucë balerinash e deri tek truku I ekzagjeruar, I cili në të shumtën e rasteve kopjohetr në revista mode duke mos u përshtatur me moshën, është imazhi I femrave të sotme kryesisht në kryeqytete, aty ku dhe mundësitë e shfaqjeve të tilla gjejne terren të përshtatshëm, por duke mos lënë mprapa edhe shumë qytete të mëdha të vendit. Problemi qëndron në faktin se imazhi I sotëm bashkëkohor nuk po njeh kufij moshe, që nga adoleshentet e shkollave 8-vjeçare e deri tek gratë e martuara të cilat po japin shembullin më të keq për fëmijët e tyre dhe brezat e ardhshëm në tërësi.

Këto tendenca përbëjnë një problem akoma më serioz pasi ato tashmë janë bërë pjesë e jetës së përditshme të të rinjve shqiptarë duke mos bërë dallim në varësi të ambjenteve ku ndodhen. Përveç ambjenteve të argëtimit siç mund të jenë: lokalet, restorantet dhe pub-et, femrat e sotme paraqiten më të njëjtën veshje aspak të përshtatshme dhe në shkolla, universitete, institucionet e administratës publike, vendet e punës, trajnimet si dhe në praktikat shkollore. Nxënëse të shkollave 8-vjeçare e të mesme, studente, e madje jo rrallëherë mësuese, pedagoge dhe zyrtare të institucioneve të administratës shtetërore paraqiten në vendet ku studiojnë apo ushtrojnë profesionin më të njëjtën mënyrë veshje provokuese dhe të ekzagjeruara, duke shkelur Kodin e Etikës. Ështrë e vërtetë se çdo person ka të drejtën dhe lirinë të ndërtojë modelin e jetës së tij në përputhje me kënaqësitë shpirtërore individuale, por jashtë ambjentit institucional dhe në përputhje me Kodin e Etikës I cili sqaron në mënyrë shumë të qartë se: ” Veshjadhe paraqitjae nëpunësit duhet të jetë serioze për të përfaqësuar dënjësisht administratën publike. Veshja e nëpunësve meshkuj, sidomos në takimet zyrtare duhet të jetë më kostum, këmishë e kravatë, ndërsa për nëpunëset femra veshja duhet të jetë serioze dhe jo ekstravagante. Nëpunësit duhet të tregojnë kujdes për higjenën personale, modelin e flokëve, të mos e teprojnë me makiazhin dhe aksesorë të tjerë në mënyrë që të jenë në përshtatje me detyrën dhe funksionin e nëpunësit të lartë të shtetit”[1] .

Bazuar në rregulloren e Ministrisë së Punës Cështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta,I hartuar me iniciativën e Ministrisë së Arsimit dhe fondacionit “Soros”, me pjesëmarrjene sindikatave të arsimit, drafti përpiqet të bëhet një rregullator I përpiktë I marrëdhënieve mësues-nxënës, mësuese-drejtues, mësues-prind si dhe mes nëpunësve administrativë. Kodi parashikon shmangien e veprimeve kompromentuese dhe veshjet ekstravagante. Performanca fizike është një tjetër pikë që specialistët I kanë kushtuar shumë kujdes në Kodin e Etikës. Ata janë të mendimit se ajo ndikon së tepërmi në sjelljen dhe formimin e nxënësit, ndaj janë marrë parasysh edhe sanksione në shkeljesh. Sipas draftit mësues shkolla dhe ambjente të tjera publike duhet të përdorin veshje që I përshtaten figurës dhe misionit të tij si educator: ” Mësuesi duhet të jetë shembull higjiene dhe pastërtie, të reflektojë shije qytetare të përparuara dhe harmoni në të gjithë paraqitjen e tij të jashtme”[2]- thotë pika e dytë e seksionit të veshjes. Gjithashtu sipas Kodit, për figurën e mësuesit janë të papranueshme, sidomos në mjediset e shkollës, veshjet ekstravagante provokuese, përdorimi I bizhuterive të tepruara, ekspozimi I tatuazheve, minifundet, dekoltetë etj.

Kodi I Etikës parashikon edhe limitin e veshjes së nëpunësve administrativë dhe uniformat e nxënësve në shkolla, por që në të vërtetë nuk zbatohet madje cënohet nga sjelljet e disa nëpunësve dhe në një masë dërrmuese nga pamja e jashtme e studentëve në universitete dhe institucioneve parauniversitare. Vetëm në pak shkolla serioze të kryeqytetit zbatohet veshja e uniformës së detyruar shkollore. Në pjesën më të madhe të vendit ky detyrim injorohet dhe nuk merren masa ndëshkuese apo parandaluese në përhapjen e këtij fenomeni masiv.

E keqja më e madhe qëndron në pranimin e heshtur dhe indiferentizimin e shkeljes së hapur të rregullave të etikës që nga institucionet më të larta shtetërore. Vete hartuesit dhe miratuesit e këtij drafti e injorojnë zbatimin e tij që ditën e nesërme që paraqiten në punë, detyrimi mbetet vetëm në letër.  Në raste të panumërta nëpunëset e ministrive, institucioneve gjyqësore dhe ekzekutive paraqiten në punë në sytë e shefave të tyre me të njëjtat veshje provokuese, jashtë etikës, pra të ndaluar nga rregullorja e Kodit të Etikës të pranuar nga ministritë.

Duke u mbështetur në burimet e medias vizive deri më sot të vetmet studente apo punonjëse të ndëshkuara për veshje të papërshtatshme me ambjentin arsimor apo të punës janë femrat e veshura me ferexhe sipas traditës myslimane. Është paradoksal fakti që më së shumti vëmendja e ndëshkimit përqëndrohet tek ato që janë ndryshe nga të tjerët, ndonëse në thelb janë të veshura “kokë e këmbë”.

Drafti I Ministrisë së Arsimit ka parashikuar ndëshkimet në kontratat kolektive të mësuesve. Ndëshkimet e tyre ndryshojnë në varësi të pasojave që vijnë nga shkelja që kryejnë, ndër masat që janë propozuar deri tani fillojnë nga një vërejtje të thjeshtë, vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna apo edhe ulje në detyrë. Sipas Xhaferr Dobrush, I cili ka marrë pjesë aktive në hartimin e draftit është prpozuar paraprakisht që një masë tjetër ndëshkimore të jetë edhe heqja e së drejtës së profesionit, në raste shkeljesh shumë të rënda[3].

Veshja e sotme e të rinjve shqiptarë e cila po përhapet kohët e fundit edhe tek meshkujt me këmisha shumë të hapura në pjesën e kraharorit, bluza të ngushta dhe shumë transparente, xhinse të grisura, xhupa të shkurtër, të brendshme mbi pantallona justifikohet dhe njëkohësisht propagandohet nga rinia shqiptare si imitim I një modeli bashkëkohor sipas shembullit të vendeve të zhvilluara perëndimore. Moszbatimi I kësaj tendence dhe refuzimi nga bashkëmoshatarët e tyre që nuk përqafojnë këtë model ekstravagant ” modern” konsiderohen prej tyre si të prapambetur, jashtë mode, jo tërheqës dhe pa shije, shpesh duke I refuzuar në grupet e tyre shoqërore.

Në kundërshtim me realitetin shqiptar jeta e përditshme e bashkëmoshatarëve të tyre europianë është krejt e kundërt. Është paradoksal fakti që pikërisht modeli perëndimor I lirisë së tepruar në veshje I cili frymëzon moshat e reja në shoqërinë shqiptare, nuk përputhet me rutinën e jetës së përditshme te bashkmoshatarët e tyre europianë. Stili I veshjes nga të rinjtë europianë është sa më shumë praktik, komod dhe në përputhje me ambjentin ku ndodhen. Shumica e të rinjve europianë preferojnë veshje sa më të rehatshme, të gjëra, makiazh të përshtatshëm më moshën, jetën e përditshme dhe ambjentet arsimore, duke I kushtuar luksin dhe ekstravagancën ambjenteve të argëtimit zakonisht në fundjavë.

Studimet sociale kanë treguar se midis gjeneratave të reja në perëndim ka lindur një pikëpamje e re në lidhje me jetën. Këtu të rinjtë janë lodhur nga liritë e tepruara, parrëgullsitë e shumta shoqërore dhe kërkojnë më shumë kujdes ndaj nevojave të tyre shpirtërore. Përkundër asaj që propagandohet në mediat perëndimore, tabelat publicitare të markave prestigjoze të modës, niveli I prirjes drejt nderit dhe pastërtisë midis të rinjve në shoqërinë perëndimore është në rritje e sipër. Këta të rinjë kërkojnë distancim nga parregullsitë, imoraliteti dhe dëshirojnë që motrat dhe vajzat e tyre të kenë veshje më të denja.

Rezultatet e një studimi të grupit hetimor IG, qendrës analitike dhe statistikore në Nju Jork tregojnë se vajzat e reja në Nju Jork përkundër gjeneratave të kaluara nuk kanë dëshirë për veshjen e rrobave ekstravagante dhe ekspozimin e trupit të tyre. Melissa Lavijen, studiuese e kësaj qendre thotë se: ” statistikat e dala nga ky studim tregojnë se vajzat e reja në Nju Jork janë më të prirura për mbulimin e pjesëve të trupit të tyre”[4]. Këto tendenca të gjeneratave të reja Lavijen I shpjegon me parregullsitë e viteve të fundit në brezat e mëparshëm dhe me prirjen e të rinjve në përgjigje të këtyre parregullsive, për një veshje më të denjë dhe për të mbuluar më shumë trupin.

Lavijen është e mendimit se pas disa dekadash të propagandimit të veshjeve gjysmë lakuriqe dhe ekspozimit të trupit të femrave, tani njerëzit janë në kërkim të veshjeve më të mbyllura dhe më të përshtatshme. Analistët e qendrës IG theksojnë se ndër shkaqet e tjera të prirjes së femrave të reja drejt veshjes më të mbyllur dhe më të denjë është dëshira e tyre për ndryshimin e gjendjes aktuale dhe nevoja për një siguri më të madhe. Ata thonë se: ” Praktikisht, prirja drejt fesë, shkuarja në kishë dhe përballja me kulturën e përgjithshme të imoralitetit, tregon se gjenerata e re dëshiron që të ketë më tepër kontroll mbi jetën e vet”[5].

Kohët e fundit një grup të rinjsh në perëndim kanë reaguar edhe ndaj publikimit të fotove lakuriqe, imorale si dhe ndaj muzikës destructive. Disa persona në perëndim fotografitë imorale dhe muzikën provokuese e cilësojnë si rrugë për prishjen e të rinjve. Në korrik të 2005 një grup vajzash në Londër u futën në grevë urie në shenjë proteste ndaj disa pamjeve imorale të publikuara në revistën ” Playboy”. Ato I kërkuan kësaj reviste që të ndalojë publikimin e fotografive të tilla.

Është interesant fakti që në kushtet e një shoqërie gjithnjë e më shumë emancipuese, në ndryshim dhe dinamizëm I mbështetur dhe nga vet prindërit, të rinjtë europianë përpiqen që të zgjedhin një rrugë tjetër. Dëshira për modele më të përshtatshme veshjeje dhe shembuj të mirë, janë ndër kërkesat e gjeneratës së re për ndryshim.

Studiuesja Rashida Jolley është ndër ata persona që I fton të rinjtë për të gjetur modele të reja dhe të përshtatshme.

” Ekzistojnë persona në shoqëri që lëvizin kundrejt rregullave dhe traditave. Ata janë njerëz të guximshëm dhe net ë gjithë jemi të ndikuar nga kjo lëvizje, por edhe ne mundemi që të lëvizim në kundërshtim me rregullat dhe traditat negative që janë mbjellur në shoqëri dhe pas vetës të lëmë trashëgimi positive”[6].

Ajo u kërkon prindërve që ti inkurajojnë fëmijët e tyre drejt vlerave morale, të kultivojnë veti të mira në mënyrë që këta të rinj të mund të hedhin hapa në kundërshtim me modelet negative dhe destruktive të përhapura në shoqëri.
Ndoshta në shoqëritë e zhvilluara europiane ende nuk është përhapur në një masë të gjërë prrja drejt vlerave morale dhe të etikës, por disa të rinj tashmë kanë ngritur zërin e tyre kundër imoralitetit dhe devijimeve që kanë përfshirë shoqëritë perëndimore. Këta të rinj kërkojnë ndryshimin e disa vlerave të gabuara shoqërore.

Sindroma e të qënurit sa më shumë tërheqëse duke ekspozuar pjesët joshëse të trupit, është nxitur në shoqërinë shqiptare pas viteve 90′, duke u shfrenuar gjithnjë e më tepër me kalimin e viteve. Më rënien e sistemit dictatorial komunist I cili diktonte deri në detaj sjelljen, veshjen, pamjene jashtme të individit ashtu si çdo aspect tjetër në jetën e tij, solli lirinë e individit me vendosjen e demokracisë në shoqërinë shqiptare. Pas të kaluarës së dhunimit të të drejtave dhe dëshirave individuale, kjo liri e shfrenuar u përhap me shpejtësi brenda dy dekadave, duke marrë për bazë modelin perëndimor të emancipimit që shfaqet në median masive vizive, por që në realitet nuk është I tillë.

Në mjaft raste femrat që ekspozojnë pjesët intime të trupit lejohen madje dhe nxiten nga vet prindërit. Duke qënë pikërisht ky brez që e ka ndjerë më shumë diktaturën e gjatë komuniste dhe diktimin e pamjes, gjejnë tek vajzat e tyre atë që I ka munguar tek vetja, lirinëe e të veshurit. Në mjaft raste në rrugë të bie rasti të shikosh nënë e bijë ku kjo e fundit, jo rralëherë dhe vet e ëma të karakterizohen nga ekstravaganca, sensualiteti, joshja që transmetojnë tek çdo kalimtar I rastit, që shpesh mbetet me kokën mbrapa.

Psikologët argumentojnë se kjo tendencë e re në rininë shqiptare nxitet nga një mungesë vlerësimi I vlerave të brendshme dhe të vërteta morale. Sipas tyre këta persona vuajnë nga një paaftësi për të organizuar hiearkinë e vlerave të tyre personale, duke mos ditur të vendosin theksin aty ku rëndësia është më e madhe. Për këta të rinj morali nuk ekziston, ose nëse ekziston ai është I parëndësishëm. Ata mendojnë si të moralshme çdo veprim të tyren individuale dhe moraliteti njehsohet me sjelljen e shumicës së bashkëmoshatarëve të tyre, pra tendencën për tu “zhveshur”.

Psikologët pranojnë gjithashtu se tendenca më e lartë për këtë sjellje është tek femrat që vijnë nga vendet rurale apo periferitë drejt vendeve të zhvilluara. Si pasojë e një ndrydhje të vazhdueshme që këto të reja hasin në familjen e tyre patriarkale, dëshirat dhe instiktet e tyre janë të shtypura për sa kohë ato jetojnë në një ambjent të tillë, pra nën një kontroll të rreptë familjar. Kjo ndrydhje akumulohet gjatë viteve dhe rrezikon të shndërrohet në shfrenim kur ato përballen më një kulturë tjetër të emancipuar, liri dhe mungesë të paragjykimeve. Rasti më tipik është tek studentet e rretheve që ndjekin studimet e larta apo të mesme profesionale në Tiranë. Të gjendura në një ambjent krejt të ndryshëm nga ai I cunguar në vendet ku janë rritur, larg syve të prindërve dhe të afërmve, këto të reja gjejnë terrenin dhe kushtet e përshtatshme për të realizuar dëshirat që I kanë munguar në një ambjent të prapambetur.

Ndër pasojat kryesore të kësaj “mode” të re që do rezistoj edhe për shumë kohë në shoqërinë shqiptare, nga pikëpamja kulturologjike dëshmon një devijim nga vlerat e traditës shqiptare. Historikisht shqiptarët janë mbajtur si popull fanatik dhe mbrojtës të flaktë të vlerave familjare. Institucioni familjar duket së është zbehur pas viteve 90′ po të marrim parasysh statistikat që tregojnë një rritje të numrit të divorceve nga një dekadë në tjetrën dhe pranimin e veshjes aspak serioze të fëmijëve nga vet prindërit. Kjo tendencë është më shumë e përhapur në kryeqytet, aty ku fryma e ndryshimit, emancipimit dhe burimet e të mirat materiale janë më të bollshme, por gradualisht edhe në qytetet kryesore të vendit.

Pasoja e parë është rrjedhojë e së dytës, faktit që shoqëria shqiptare, në këtë rast rinia, po drejtohet kah imoralitetit dhe po shndërrohet një një model negative për brezat e ardhshëm, të cilët do të rriten më këtë tendencë të re. Nuk është I fshehtë fakti që një pjesë e mirë e femrave që zgjedhin këtë stil veshjeje përdorin ekspozimin e trupit të tyre si një mjet për realizimin e kënaqësive shpirtërore, argëtimit dhe përfitimin e të mirave materiale që I kanë munguar, me qëllim tërheqjen e vëmendjes të meshkujve të ‘kamur”. Shpesh duke shfrytëzuar bukurinë e tyre dhe format perfekte të trupit ato përfitojnë edhe plotësimin e “kritereve” për marrjen në punë. Nuk është I rastësishëm fakti që pjesa më e madhe e femrave të bukura në kryeqytet preferojnë të krijojnë lidhje romantike me djem me automjete të shtrenjta, rroba të shtrenjta, që zotërojnë ndonjë biznes fitimpruirës apo që kanë një profesion që u sjell të ardhura të mjaftueshme për frekuentimin e shpeshtë të vendeve të argëtimit. Pikërisht këta janë personat që mund të garantojnë një jetë luksi dhe argëtimi, dhurata të shtrenjta, pushime të paharruara dhe të ardhme të sigurtë. Pa dashur të përgjithësoj rastet në fjalë, lidhjet e sotme dashurore po shndërrohen më shumë në utilitare-pragmatike se shpirtërore, diktuar sigurisht edhe nga nevojat ekonomike në një vend me probleme të shumta.

Si ka mundësi që femrat e sotme “zhvishen” me vetëdije të plotë edhe në temperatura të ulta të dimrit kur pasojat shëndetësore janë katastrofike?

Specialistët e gjinekologjisë argumentojnë se mosmbulimi I pjesës së barkut tek të rejat e sotme ka pasoja të rënda në shëndetin e tyre që arrin deri në sterilitet. Gjithashtu veshjet intime që preferohen nga femrat e sotme nuk rekomandohen nga specialistët si jo higjenike dhe shkaktare të infeksioneve të ndryshme në rrugët vaginale.

Së fundi, femrat shpesh bien pre e ngacmimeve seksuale nga meshkujt për shkak të veshjes së tyre provokuese. Është I pamohueshëm fakti se këto veshje joshëse ngjallin instiktet seksuale tek meshkujt dhe sidomos tek manjakët seksualë. Shmangia e këtyre veshjeve redukton mundësinë që ato të bien pre e ngacmimeve seksuale apo “fjalëve thumbuese” që hasin çdo ditë në rrugët e qytetit.

Fatkeqësisht në Shqipëri po përhapet koncepti se të vishesh bukur do të thotë të nxjerrësh në pah pjesët intime të trupit, format e rregullta, duke I konceptuar linjat joshëse si “vlera” në thelb. Por të vishesh bukur do të thotë të zgjedhësh diçka që shkon me fizikun tënd, karakterin, të dish të përshtatësh veshjen me ambjentin, të dish të kombinosh. Vlerat e njeriut burojnë së brendshmi dhe disa studiues socialë bien dakort me thënien se veshja është pasqyrë e karakterit dhe personalitetit të individit. Mënyren dhe stilin e sotem të veshjes në Shqipëri, Europa e ka parë disa dekada më përpara dhe ky është nje fakt që tregon se sa mbrapa është shoqëria shqiptare në perceptimin e saj mbi Europen dhe kulturën europiane. Por europianëve nuk iu desh shumë kohë për të kuptuar se “ecja mbi këto shina” nuk të çonte veçse në rrugë të gabuar, ose në rastin më të mirë nuk të çonte asgjëkundi. Kështu ata filluam të rimodelojnë mënyrën e jetesës, ku një pjesë të rëndësishme zuri dhe mënyra e veshjes. Europianët iu rikthyen përsëri vlerave themelorë të tyrë. Ata filluan të nxjerrin nga garderobat e tyre “petkat  e pluhrosura te modestisë dhe thjeshtësusë dhe I riveshën ato”. Mënyra e tyre e të veshurit po riorientohet tek thjeshtësia dhe prakticiteti  I përditshëm. Sigurisht qe veshjet fine, me klas dhe pse jo sensuale nuk kanë se sit ë mungojnë, por ato janë të “rezervuara” vetëm për ambjente dhe raste të veçanta siç mund të jenë drekat apo darkat nepër sestorantë luksi, ballo apo diskoclube. Por ajo çka duam të vëmë ne në dukje, është mënyra e të veshurit në pjesën më të madhë të ditës aktivë (nuk përllogaritet koha e qëndrimit në shtëpi) e cila është thjështesuar në maksimum.

Meqënëse këtë periudhë, të cilën me përkëdheli do ta quanim si periudhën e “të veshurit në mënyrë të zhveshur” e kanë kaluar të gjitha shoqëritë moderrne, kush më hereët e kush më vonë, atëhere edhe shoqeria shqiptare si pjesë e shoqerisë moderrne europiane nuk ka përse të bëjë përjashtim. Pra, le ta pranojmë këtë periudhë tranzitore të shoqërisë sonë. Le të pranojmë atë çka Europa e ka pranuar disa dekada para nesh. Por për një gjë neve në këtë trajtesë këmbëngulim me vendosmëri dhe për të cilën duhet të punojmë të gjithë si shoqëri nëqoftëse duam ta meritojmë të quhemi europianë: le të përpiqemi ti japim fund kësaj periudhe tranzitore. Le tia mbyllim derën njëherë e përgjithmonë dhe ta hedhim pas shpine këtë “njollë” të errët dhe të mos e lejojmë që të  rrënjoset thellë në vetëdijen e gjithsecilit prej nesh, pasi do ta përlyejë fund e krye imazhin e shoqërisë sonë dhe do të na lërë përsipër një njollë turpi e cila do të na rëndojë gjatë mbi shpatulla.

Bibliografia


[1] Ministria e Punës, e Çështjeve Sociale dhe e Shanceve të Barabarta, “Rregullore”. Marrë nga http://www.mpcs.gov.al/rregullore-e-mpcsshb

[2] MASH. “Kodi I Etikës”. Marrë nga http://www.kohajonë.com/html/artikull_24150.html

[3] Luljeta Ndoka. “Kodi I Etikës, Mash “ rreshtore mësuesve”. Marrë nga http://www.kohajonë.com/html/artikull_24150.html

[4] Marrë nga http://albanian.irib.ir/index2.php?option=com_content&task=wiev&id=18128&pop=1&page=0&itemid=34

[5] Ibid(po aty).

[6] Luljeta Ndoka. “Kodi I Etikës, Mash “ rreshtore mësuesve”. Marrë nga http://www.kohajonë.com/html/artikull_24150.html

About these ads

Një Përgjigje to “Etika e Veshjes, thyerje e tabusë apo degjenerim?”


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: